Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka thënë se katër milionë euro janë ndarë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës për Policinë e Kosovës.
Veliu përmes një shkrimi në facebook ka thënë se paratë policeve u janë ndarë për angazhimin e shtuar, punën me orar të zgjatur në terren dhe ekspozimit të drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.
Postimi i tij i plotë:
Mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës.
Ata janë heronjtë tanë të gjallë të cilët në vazhdimësi po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri, po kujdesen për sigurinë dhe për respektimin e rregullave që mbrojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Mbi këtë bazë, sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi ndarë 4 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar, punën me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...