Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se gjendja në vend është përkeqësuar përtej çdo parashikimi dhe se Kosova gjendet pothuajse në një izolim ndërkombëtar.
“Kufijtë e saj [Kosovës] diskutohen nëpër tryeza të hapura e të mbyllura. Korrupsioni dhe nepotizmi, dy prej sëmundjeve më të rënda të një administrate shtetërore, kanë arritur nivele të papara edhe për shtetet më të dështuara”, ka thënë Veliu, në manifestimin e organizuar në Podujevë, në 29 vjetorin e themelimit të Degës LDK-së .
Më tej, Veliu ka thënë se “ka humbur besimi në koalicionin politik që po e udhëheq shtetin, ose më mirë të thuhet, koalicionin qeverisës që po e fundos shtetin”.
“Ne si LDK, nuk mund dhe nuk guxojmë të rrimë duarkryq. LDK duhet të marr pjesën e përgjegjësisë që i takon në këtë situatë… Tani është koha për veprim. Kur puna është ngushtë, kur dëshpërimi ka prekur fundin, kur vendi përballet me situata të vështira, është koha për LDK-në”.
Veliu tha se “në tërë këtë kaos politik e papërgjegjësie në qeverisjen e koalicionit aktual, i cili po dëshmohet se të vetmin qëllim ka mbajtjen e pushtetit, po vihet në sprovë edhe partneriteti i Kosovës me aleatët e saj perëndimorë”.
“LDK po punon pareshtur që vendi të shkojë në zgjedhje nacionale, për ta shpëtuar Kosovën nga ky koalicion qeverisës, i cili mori pushtetin, kinse për të marrë vendime të mëdha, e që po dëshmohet vetëm si koalicion i pazareve dhe zhvatjes së madhe të buxhetit të shtetit”, tha ai, raporton Telegrafi.
Veliu ka folur edhe për procesin zgjedhor brenda partisë, duke thënë se duhet t’i shfrytëzojnë këto zgjedhje partiake për mobilizim të përgjithshëm në ruajtjen e vlerave, prurje të reja dhe avancim të koncepteve.
“LDK nuk është pronë e asnjërit prej nesh, që jemi këtu kush më gjatë e kush më pak. LDK është parti e anëtarëve të saj”, tha ai.
Më tej Veliu tha se {disa po thirren në rugovizëm dhe filozofinë rugoviane dhe po mëtojnë ta përvetësojnë për qëllime nga më të ndryshmet, por që lidhje s’kanë me të.
{Filozofia rugoviane është shpirti i LDK-së dhe vlera themelore e saj, në promovimin e Republikës së Kosovës si shoqëri dhe shtet i vlerave”, tha ai.
Në përvjetorin e LDK-së në Podujeve edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, i cil tha se gara për të parin e kësaj partie duhet të bëhet në mënyrë të dinjitetshme dhe jo të ketë luftë të paskrupullt brenda kësaj partie.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe kryetari i nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe anëtarë të kryesisë qendrore të LDK-së e deputetë të kësaj partie.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës