Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se patrullimet e përbashkëta të dy ushtrive bëhen kur dy shtete njihen mes vete.
Ajo thotë se deklarata e ministrit të Brendshëm Agim Veliu se kanë qenë patrullime të sinkronizuara me KFOR është sikur t’iu thuash qytetarëve t’i mbyllin sytë para kësaj ngjarje.
“Kjo ngjarje nuk duhet të heshtët por duhet të përgjigjemi si shtet dhe këtë po e them pa dashur të bëj politike partiake dhe ditore. Në tema të tilla duhet të jemi bashkë dhe të jemi njëzëri që të kërkojmë mbrojtjen territoriale të Kosovës”.
“Le të na tregojë edhe KFOR-i edhe ministri Veliu se kur ka bërë një patrullim të përbashkët qoftë Policia e Kosovës, qoftë Ushtria e Kosovës në territorin e Serbisë. Këto patrullime duhet të bëhen në mes dy shteteve ose duhet të jenë reciproke. Nëse s’kemi reciprocitet dhe nëse duam fqinjësi të mirë atëherë secili duhet të rrijë brenda territorit të vet. Ne saktë s’e dimë nëse ka qenë ushtria e Serbisë apo xhandarmëria, sepse janë dy forca të ndryshme”.
“Asnjë patrullim nuk bëhet pa paralajmërim. Nuk lejohet shkelja e një shteti që nuk të njeh. Nuk duhet fare lëvizje as të sinkronizuara. Lëvizja e forcave të armatosura serbe brenda territorit të Kosovës është e papranueshme dhe duhet menjëherë që të marrin përgjigjen”.
Musliu në Info Magazine po ashtu tha se ministrat sa herë që ftohen për raportim në komisione parlamentare gjithmonë gjejnë diçka tjetër që të vënë në prioritet apo se shkojnë para deputetëve me një orë kohë.
Por, për këtë ajo tha se deputetët kanë fuqi ndaj tyre dhe nuk janë të paprekshëm.
“Mosardhja e Veliut në Komision është shqetësuese. Nuk e di se çfarë agjende tjetër më të rëndësishme duhet të ketë se kjo. Në momentin kur ftohen për të raportuar nëpër komisione parlamentare gjithmonë kanë agjenda dhe detyra të tjera. Pamë ministri në këtë qeveri që shkojnë në komisione me një orë kohë, e cila është e pamjaftueshme për ta dëgjuar një ministër kushdo qoftë ai. Aq më tepër në këtë rast ministri Veliu për shkak të dikasterit që ai e udhëheqë. Ministrat duhet ta ndërrojnë këtë praktikë, ta ulin pak arrogancat dhe thjesht ta kuptojnë se e kanë obligim të raportojnë para deputetëve. Ministrat duhet ta kenë të qartë që nuk janë të paprekshëm dhe të pazëvendësueshëm. Mos të harrojnë ministrat që deputetët kanë të gjitha mundësitë dhe shanset që ta kenë në kontroll një ministër. Në fund të fundit mos t’ia humbin durimin deputetëve sepse pavarësisht se cilës parti i takon duhet ditur se mund ta shkarkojmë cilindo ministër përmes votës”.
Musliu tha se janë dakorduar që të nënshkruajnë një thirrje për interpelancë të ministrit Veliu dhe të flasë para 120 deputetëve.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...