Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në këtë kohë, me arsyetimin se nuk sjellin asgjë të re.
Ai ka thënë se duhet të vazhdohet puna e kësaj qeverie për ta realizuar programin.
“Nuk kemi nevojë me shku në zgjedhje sepse ato nuk sjellin asgjë të re. Kurrfarë ndryshimi pozitiv me zgjedhje në këtë situatë nuk ka. Qeveria duhet ta vazhdojë punën, duhet të vazhdojë ta realizojë programin qeverisës. Nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje”, ka thënë Veliu për lajmi.net.
Veliu nuk ka pranuar ta komentojë deklaratën e të parit të PDK-së, që ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje.
“Deklaratat e Kadri Veselit nuk kam dëshirë t’i komentoj. Por institucionet duhet të vazhdojnë të kryejnë punët e veta”, ka thënë Veliu.
LDK-ja vazhdimisht është duke refuzuar të flitet për temën e zgjedhjeve, ndërsa një pjesë e madhe e LDK-së është duke i kërkuar zgjedhjet si tejkalimin e problemeve.
Ndërsa edhe opozita po kërkon zgjedhje, përmes një mocioni votëbesimi që pritet këtë të mërkure të thirret një seancë, por që gjasat që të votohet janë të vogla.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...