Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) dhe Administratës Publike, Agim Velu ka mbajtur një fjalim sot në Konferencën Ndërkombëtare: “Roli i grave në polici në përgjigje të kërcënimeve trans nacionale”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Gjatë këtij fjalimi, ministri Veliu ka folur për rendësin e rolit të gruas në Policinë e Kosovës.
Sipas tij, Policia e Kosovës ka qenë nismëtare e një procesi të madh që prej vitit 1999, ku në mënyrë të barabartë dhe pa dallim ka filluar rekrutimin e grave në radhët e tyre.
Veliu ka thënë se 15 për qind e Policisë së Kosovës përbëhet nga femrat.
“Nëse shikojmë në retrospektive, ky ishte një hap i madh dhe i përcjellë me shumë të panjohura. Vullneti dhe gatishmëria e grave kosovare edhe njëherë ka treguar se për to asgjë nuk është e pamundur. Sot, në radhët e Policisë së Kosovës, me krenari mund të konstatojmë se kemi 15 % të grave të përfaqësuara në të gjitha nivelet e strukturës policore. E di që është numër i vogël, por mbështesë gra police profesionale dhe të afta për punën e tyre”, është shprehur Veliu./arbresh.info
Fjalimi i plotë i ministri Veliu:
Policia e Kosovës së bashku me Shoqatën Ndërkombëtare të Grave në Polici (IAËP), Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës (AËKP), Organizatën për Bashkëpunim të Sigurisë në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë dhe Programin Ndërkombëtar të Trajnimit të Hetimit Penal në SHBA (ICITAP), organizuan Konferencën Ndërkombëtare: “Roli i grave në polici në përgjigje të kërcënimeve trans nacionale”.
Konferenca është dy-ditore dhe do të sjellë së bashku gra dhe burra, përfaqësues të forcave ndërkombëtare të policisë nga e gjithë bota, përfaqësues të organizatave qeveritare dhe joqeveritare, shoqërinë civile dhe media për të adresuar së bashku rëndësinë e kontributit të grave në paqe dhe siguri.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. Në vijim gjeni të plotë fjalimin e ministrit në këtë konferencë.
E nderuar, znj. Apostolova;
I nderuari, z. Giacobbe;
I nderuari, ambasador Brathu;
E, nderuara, Presidente Jahjaga;
I nderuari, z. Qalaj;
E nderuara, znj. Friedl;
I nderuari, z. Vaughan.
Ndjej kënaqësi të veçantë që i drejtohem një audience që përfaqëson kaq shumë punë, guxim dhe përkushtim në sferën e zbatimit të ligjit. Çka e bën të veçantë këtë ngjarje është fakti që për herë të parë Policia e Kosovës në bashkëpunim me partnerët strategjik, organizon një konferencë që është e para e llojit të vet në regjion. Kjo pasqyron një punë të madhe dhe angazhim të secilës zyrtare dhe zyrtari të Policisë së Kosovës që të prezantojnë sa më mirë dhe në mënyrë sa më profesionale punën e tyre.
Ndodhem para jush të shprehë përkrahjen dhe mbështetjen për punën tuaj në shërbim të shtetit, në mbrojtje të rendit dhe ligjit dhe në angazhimin tuaj për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës pa dallim.
Sfidat e sigurisë, të cilat i kemi përpara, janë obligim i yni që të ofrojmë zgjidhje dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit është përgjigjja jonë e vetme ndaj të gjithë kundërshtuesve të rendit dhe ligjit.
Sundimi i ligjit është prioritet i imi dhe Qeverisë së Kosovës. Ne jemi të përkushtuar, me të gjitha kapacitetet në kuadër të MPBAP-së, e me theks të veçantë të Policisë së Kosovës, që me përkushtim dhe vullnet të jemi në nivel të lartë të detyrës dhe të kemi një Kosovë të qetë e të sigurt.
Trajtimi me dinjitet i Policisë së Kosovës, ngritja dhe avancimi i kapaciteteve njerëzore brenda Policisë së Kosovës është prioritet për ne. Bashkë do të angazhohemi në përmirësimin e kushteve të punës dhe ruajtjen e dinjitetit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka qenë nismëtare e një procesi të madh që prej vitit 1999, ku në mënyrë të barabartë dhe pa dallim ka filluar rekrutimin e grave në radhët e tyre. Nëse shikojmë në retrospektive, ky ishte një hap i madh dhe i përcjellë me shumë të panjohura. Vullneti dhe gatishmëria e grave kosovare edhe njëherë ka treguar se për to asgjë nuk është e pamundur. Sot, në radhët e Policisë së Kosovës, me krenari mund të konstatojmë se kemi 15 % të grave të përfaqësuara në të gjitha nivelet e strukturës policore. E di që është numër i vogël, por mbështesë gra police profesionale dhe të afta për punën e tyre.
Besimi i ngulitur se forca fizike superiore është e nevojshme për punën e policisë është diskredituar në studime të shumta të kohëve të fundit, pasi zbatimi i ligjit modern është bërë i orientuar nga komuniteti dhe shërbimi njerëzor. Ky orientim është shumë në përputhje me stilin e policimit të policëve, të cilët forcojnë zgjidhjen e konflikteve. Zbatimi i politikave të zbatimit të ligjit me bazë në bashkësi duhet t’i ofrojë agjencive policore një mundësi që të përdorin më gjerë aftësitë e grave zyrtare policore.
Gratë shpesh qasen dhe zgjidhin problemet nga një kënd tjetër nga homologët e tyre meshkuj. Zyrtarët e Policisë së Kosovës i njohin këto dallime dhe i shohin ato si përbërës thelbësorë të një ekipi të shkëlqyeshëm. Në fund të fundit, secila gjini sjell diçka unike dhe të vlefshme për punën- kjo është arsyeja pse një diversitet gjinor është kaq i rëndësishëm për policimin në përgjithësi e në veçanti për Policinë e Kosovës.
Ne besojmë se tani është koha të shkojmë një hap përpara, të shkojmë përtej dhe të fillojmë të promovojmë një vizion të ri. Në të vërtetë nuk ka pse të ketë një arsye për të përmirësuar rolin e grave në zbatimin e ligjit. Zbatimi i ligjit duhet të pasqyrojë vlerën e shoqërisë ku gratë duhet të kenë mundësi të barabarta si burrat.
Përveç nxitjes së një përfshirje më të madhe, ekuilibri gjinor i bën departamentet e policisë më fitimprurëse, më të qëndrueshme financiarisht dhe me të vërtetë, gjatë gjithë kohës, organizata më të mira.
Zyrtarët Policorë duhet të jenë të sinqertë dhe të kenë integritetin maksimal. Ata duhet të tregojnë guxim dhe këmbëngulje, së bashku me dhembshurinë dhe mirëkuptimin, kur u përgjigjen thirrjeve sfiduese. Këto cilësi nuk janë tipare mashkullore ose femërore, por ato që ndihmojnë të bëhesh një zyrtar i mirë policie – pavarësisht nga gjinia.
Policimi sot u ofron grave një karrierë emocionuese – ka role të larmishme, interesante dhe me ritme të shpejta ku gratë – dhe burrat – me të vërtetë mund të bëjnë ndryshime. Ne kemi nevojë për një forcë policore gjithëpërfshirëse që ti kundërvihemi në mënyrë sa më të mirë të gjitha llojeve të krimit.
Policia e Kosovës ka në radhët e veta vajzat dhe djemtë më të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Policia e Kosovës, është nga më të mirat në rajon, janë fuqia e shtetit të Kosovës dhe garanca më e mirë e sigurisë, e stabilitetit dhe e qëndrueshmërisë së Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës para vetes ka ende sfida të mëdha. Në mesin e atyre që janë forcimi i luftës kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit, krimeve ekonomike dhe menaxhimi i migrimit, por me vullnetin tuaj dhe me një punë të shkëlqyer e shoh që mund të ia dalim.
Me përkushtim do të vazhdojmë të punojmë në ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të Policisë së Kosovës, gjithnjë duke siguruar polici demokratike dhe me diversitet gjinor.
Policia e Kosovës, është nga më të mirat në rajon, janë fuqia e shtetit të Kosovës dhe garanca më e mirë e sigurisë, e stabilitetit dhe e qëndrueshmërisë së Republikës së Kosovës.
Kështu që unë dua t’i inkurajoj të gjithë këtu të luajnë rolin e tyre, në inkurajimin e zyrtareve policore femra dhe t’i mbështesin ato në marrjen e roleve të ndryshme në Policinë e Kosovës.
Dhe dua të uroj gratë në Policinë e Kosovës dhe më gjerë, më të mirën në rolet e tyre sot, dhe në të ardhmen, dhe të them faleminderit për të gjitha ato që bëni për të luftuar krimin dhe për të mbajtur njerëzit e këtij vendi të sigurt.
Vetëm një polici e përgatitur mirë dhe e përkushtuar në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, do të na sigurojë të ndihemi të qetë tani kur jemi të pavarur dhe kemi përgjegjësi për sigurinë e vendit tonë.
Në këtë drejtim do të keni përkrahjen time të pa rezervë.
Ju faleminderit!
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri