Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka kujtuar viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001, në SHBA.
Veliu ka thënë se sot, populli amerikan bashkohet për të kujtuar e për të nderuar viktimat si dhe për të falënderuar e lartësuar të gjithë ata që i shërbyen vendit të tyre në ato raste tragjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan arbresh.info.
“Ky është rasti dhe mënyra për të nderuar dhe përkujtuar viktimat dhe ata që bënë sakrificën e fundit, por në të njëjtën kohë për të falënderuar zemërgjerësinë e popullit dhe qeverisë amerikane ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veliu.
Ai tutje ka thënë se Republika e Kosovës qëndron pa lëkundur pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit dhe dukurive tjera devijuese në shoqërinë globale
Më poshtë gjeni dedikimin e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, në kujtim të sulmit më të madh terrorist në historinë amerikane:
“Sot, populli amerikan bashkohet për të kujtuar e për të nderuar viktimat, si dhe për të falënderuar e lartësuar të gjithë ata që i shërbyen vendit të tyre në ato raste tragjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të njerëzimit ne tërësinë e tij. Përkujtimi jonë është vetëm një shkëndijë e vogël në flakën e krenarisë që digjet në gjithë botën sot dhe çdo ditë.
Ky është rasti dhe mënyra për të nderuar dhe përkujtuar viktimat dhe ata që bënë sakrificën e fundit, por në të njëjtën kohë për të falënderuar zemërgjerësinë e popullit dhe qeverisë amerikane ndaj Republikës së Kosovës.
“The Patriot Day”, e njohur zyrtarisht si Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit, shënohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nder të viktimave që humbën jetën nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Edhe pse tanimë kanë kaluar 19 vite nga ato sulme terroriste, ajo ditë tragjike, që shërbeu edhe si një provë e frymës dhe shpirtit amerikan, do të kujtohet përgjithmonë.
Sot, të bashkuar ashtu si ditën e sulmeve terroriste, në mbarë botën përkujtohen në shenjë nderimi e respekti të gjitha viktimat e 11 shtatorit por edhe viktimat e terrorizmit në mbarë botën.
Që nga ngjarjet e 11 shtatorit, bota vërtetë ka ndryshuar dhe i është adaptuar rrethanave të reja të një lufte të pa-kompromis ndaj një të keqeje të përgjithshme. Megjithatë, falë unitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë, nën lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arritur të ruhet fryma dhe vlerat e lirisë, të pavarësisë e të demokracisë.
Kjo frymë dhe këto vlera duhet dhe do të vazhdojnë të mbesin baza dhe strumbullari ynë i përbashkët, për sot e për nesër.
Republika e Kosovës qëndron pa lëkundur pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit dhe dukurive tjera devijuese në shoqërinë globale. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë çdo herë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në dhe për mbrojtjen e frymës dhe vlerave që janë themeli i shoqërive të civilizuara bashkëkohore.”/arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...