Kryetari aktual i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se fitorja e tij në raundin e dytë është e thellë.
Veliu tha nëpërmjet telefonit se sipas informatave që ka nga komisionarët e LDK-së rezultatet janë të thella në raport me kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosje.
“Rezultatet e deritanishme janë të mira jemi duke i marrë rezultatet janë të mira përqindja është e mirë. Fitorja është e thellë , vetëm të presim se sa do të jetë e thellë . Pa dyshim unë kam fituar, kjo punë ka qenë e kryer dhe nuk e di çka u bë”, tha Veliu, përmes telefonit.
Rezultatet e 22 tetorit, Podujevën e kanë dërguar në balotazh ku për të parin e kësaj komune në balotazh ishte Veliu i LDK-së dhe Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi