Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka reaguar menjëherë pas kundërshtimit të qeverisë Kurti për mos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Veliu ka kundërshtuar zëvendësin e Kurtit, Haki Abazi i cili në një konferencë për media përcolli qëndrimet e kryeministrit Kurti.
Ministri i Punëve të Brendshme Veliu tha se gjendja është e rëndë në Kosovë dhe se duhet të shpallet e jashtëzakonshme.
“Pikë së pari qeveria nuk ka mbajtur mbledhje që të vendos për këtë çështje, sot është mbajtue Këshilli i Sigurisë Kombëtare, situata në Kosovë është serioze dhe se numri i të prekurve po rritet dhe se institucionet duhet të marrin masat sa më shpejtë. Unë personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë që të mbrohemi. Kjo është e drejtë e presidentit, ky takim është mbajtur. Nuk është këtu çështja këtu a jemi më kryeministrin a presidentin por duhet të jemi sa më të organizuar, nuk është koha e kapriceve se a duhet të dominojë mendimi i tij apo i këtij, sepse ne jemi në shërbim të Kosovës. Po duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha ai në Klan Kosovë.
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana