Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu është shprehur i lumtur për fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për banorët e fshatit Orllan.
Veliu përmes një postimi në facebook ka shkruar se ky projekt është jetik për banorët, shkruan arbresh.info
I pari i Podujevës ka shtuar gjithashtu se ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim.
“Jam shumë i lumtur që sot, bashkë me ministrin Fatmir Matoshi, drejtorin Ujësjellësit, Ilir Abdullahu, përfaqësues dhe banorë të fshatit Orllan, bëmë përurimin e fillimit të projektit për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për banorët e fshatit Orllan dhe fshatrave të tjera të asaj zone.
Ky projekt me rëndësi jetike për banorët e asaj zone po realizohet në bashkëfinancim të Komunës së Podujevës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka shkruar Veliu./Arbresh.info/
Lexo edhe: Orllani do të bëhet me ujë të pijshëm
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...