Ministri i Punës së Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu të shtunën ka zhvilluar një bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-majorin Michel Risi dhe fokus i bisedës së tyre ka qenë gjendja pas konfirmimeve të rasteve të para të prekura me koronavirus, është bërë e ditur nga zyra e Ministrit të Brendshëm.
Në njoftimin e lëshuar prej kësaj zyre shkruan se Risi e ka njoftuar Veliun se KFOR-i i ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, tek ushtarët dhe personeli dhe se me kujdes po e përcjellin situatën, transmeton arbresh.info
“Ministri Veliu e falënderoi komandantin e KFOR-it Gjenarl Major Michele Risi, për masat që i ka ndërmarrë duke respektuar vendimet e institucioneve të Kosovës për masat parandaluese të Corona Virus COVID-19”, shkruan në njoftim.
Sipas njoftimit, dy bashkëbiseduesit janë dakorduar për bashkërendim aktivitetesh midis institucioneve të sigurisë së Kosovës me trupat e KFOR-it në Kosovë, me qëllim të menaxhimit të gjendjes së krijuar.
“Komandanti i KFOR-it, gjithashtu shprehu gatishmërinë që trupat e KFOR-it janë në dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës”, shkruan në njoftim./arbresh.info/
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person