Kryetari i Komunës së Podujevës dhe nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar sot në disa media, se “27 kryetarë të nëndegëve kanë dhënë dorëheqje”, duke pohuar se LDK në Llap as nuk luhatet e as nuk përçahet, nga lajme që sajohen në kuzhinat anti-LDK.
“Ndërsa, sot për të mos u mjaftuar me kaq, ky portal paska plasuar një rrenë të madhe, me gjuhën e mediave ‘fake news’, për kinse përçarjen e madhe në Degën e LDK-së në Podujevë, e që, sipas portalit, ‘27 kryetarë të nëndegëve na paskan dhënë dorëheqje’”, ka shkruar Veliu në Facebook.
Postimi i Veliut në Facebook:
Në epokën e shumësisë së mediave online, një portal lokal në Podujevë, me pronar një këshilltar komunal dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit nacionale nga Lëvizja Vetëvendosje, në vazhdimësi propagandon dhe plason lajme që atakojnë administratën komunale në Podujevë, veçmas ekzekutivin dhe kryetarin e Komunës, por edhe LDK-në.
Ndërsa, sot për të mos u mjaftuar me kaq, ky portal paska plasuar një rrenë të madhe, me gjuhën e mediave ‘fake news’, për kinse përçarjen e madhe në Degën e LDK-së në Podujevë, e që, sipas portalit, “27 kryetarë të nëndegëve na paskan dhënë dorëheqje”.
“Lajmi” i plasuar sot nga ky portal, e të cilin shpejt e konsumuan edhe portale të tjera, madje edhe nga ato që konsiderohen si serioze e të besueshme, nuk është kurrgjë tjetër veç një shpifje dhe rrenë, të cilën nuk do ta besojë askush.
Pavarësisht, se kush është porositësi, e kush sajuesi i kësaj të pavërtete, atyre që dëshirojnë përçarjen dhe destabilizimin e partisë kryesore në Llap, ua bëjmë me dije se LDK në Llap, u ka rezistuar edhe mësymjeve më të forta nga rivalët politikë, prandaj as nuk luhatet e as nuk përçahet, nga lajme që sajohen në kuzhinat anti-LDK.
Dega jonë gjithmonë ka funksionuar e organizuar mirë dhe ka korrur vetëm fitore. Për këto rezultate meritë kryesore ka struktura dhe aktivistët e saj anekënd në Llap.
E tillë do të mbetet gjithmonë.
Prandaj, ftojmë strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, të mos të bien pre e lajmeve të rreme, të cilat kanë qëllim që ta dëmtojnë LDK-në.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...