Veliu e Abrashi vizitojnë stacionin policor në Istog, njoftohen për angazhimin në menaxhimin e pandemisë

15:57 | 6 Gusht 2020
Arbresh.info

Stacioni policor në Istog ka pritur në vizitë ministrat Agim Veliu e Arban Abrashi.

Ministri i MPB-së dhe ai i Infrastrukturës u pritën nga Kapiten Enver Gashi, Komandant i Stacionit Policor Istog, të cilët i ka njoftuar  me gjendjen e sigurisë në përgjithësi në zonën e përgjegjësisë që e mbulon Stacioni Policor Istog, transmeton portali arbresh.info.

Ministri Veliu  u shpreh i kënaqur me punën e Policisë po ashtu shprehu falënderimin e tij rreth angazhimit të Stacionit Policor Istog në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë Covid 19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme