Me rastin e 5 Majit – Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe të Rënëve, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te komplekset memoriale dhe varrezat e dëshmorëve llapjanë, të rënë në periudha të ndryshme të historisë së Kosovës.
“Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e të gjitha kohërave janë dëshmia dhe zotimi për të duhurën dhe të vullnetshmen. Liria është aura dritplotë e veprës së tyre sipërore”, tha kryetari Veliu, me rastin e homazheve në Ditën e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe të Rënëve.
Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe të Rënëve, delegacione nga Komuna e Podujevës kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule edhe te varret e dëshmorëve dhe të rënëve të tjerë, të rënë në periudha të ndryshme të historisë së Kosovës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...