Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu është ‘ankuar’ se Qeveria e ka diskriminuar këtë komunë në projektin e buxhetit për 2019-en.
Sipas Veliut, paradtë e planifikuara për zgjerimi e rrugës magjistrale Podujevë – Prishtinë janë të pamjaftueshme, shkruan Arbresh.info.
“Bazuar në debatet dhe informacionet për Projektligjin e buxhetit të Kosovës për vitin 2019, vërehet qartë diskriminimi i skajshëm që i bëhet Komunës së Podujevës nga qeverisja aktuale e vendit. Për njërin nga projektet më vitale të komunës tonë, që është zgjerimi i rrugës magjistrale Podujevë – Prishtinë, Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar vetëm 2 milionë euro, para të cilat nuk mjaftojnë as për mbulimin e pagesave të punëve që janë kryer në dy llotet e para. Realizmi i këtij projekti , sipas afatit të planifikuar, do të duhej të ishte prioritet i Qeverisë, për faktin se kjo rrugë lidh Kosovën me Evropën Perëndimore dhe është arteria kryesore që shfrytëzohet nga bashkatdhetarët tanë, gjatë ardhjes në vendlindje dhe kthimit të tyre në vendet perëndimore”, ka shkruar ai.
I pari i Podujevës ka kërkuar gjithashtu nga Qeveria e Kosovës t’i jap trajtim të mjaftueshëm projekteve në interes të qytetarëve.
“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, që para se ta miratojë Ligjin e buxhetit për vitin 2019, Komunës së Podujevës t’i jap trajtimin e merituar dhe këtë projekt si dhe projekte të tjera me interes për qytetarët t’i trajtojnë konform rëndësisë që kanë”, ka përfunduar Veliu./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...