Google ADS

Velijaj ia dorëzon”Çelsin e Tiranës” Behgjet Pacollit

09:07 | 4 Qershor 2022
L G

Kreu i bashkësisë së Tiranës, Erion Velijaj ia ka dorëzuar “Çelsin e Tiranës” biznesmenit kosovar dhe kreut të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Pacolli përmes Facebook-ut, shkruan arbresh.info.

“Sot ne Tirane kryebashkiaku Erion Velijaj ma dorëzoi “Çelsin e Tiranës” ne bazë të vendimit te këshillit bashkiak, në shenjë mirënjohjeje për kontributet në sferën socio-ekonomike dhe humanitare”, shkrua ai.

Dorëzimi i këtij çelësi, sipas Pacollit i ka dhënë një njësi shumë të respektuar, sidomos nga ana e Velijajt.

“U ndjeva shumë i respektuar, sidomos nga Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe gjithë përfaqësuesit politik të bashkisë. Në jetën time mundohem gjithmonë të ngris lart vlerat njerëzore të secilit dhe kombit. Andaj me të vërtetë sot u ndjeva i emocionuar”, shprehet Pacolli./arbresh.info/

 

Të ngjashme