Dardan Velija, analisti politik, ka thënë se rruga më e mirë për Shqipërinë është që të mbështes Kosovën në parezervë.
Velija në emisionin Analiza Zgjedhore ka deklaruar se qasja e tanishme e Edi Ramës në raport me Kosovën është më e shëndetshme.
“U duk që kishte tërheqje nga zoti Rama nga pozita e protagonistit në një pozitë të shikuesit nga perspektiva të raportet Kosovë Serbi që është një element i mungesës së qasjes konsistente të Shqipërisë kundrejt Kosovës”.
“Në vazhdimësi Shqipëria ka heq me gjet pozitën e vet në raport me Kosovën dhe besoj që rruga më e mirë për Shqipërinë është të përkrah Kosovën pa rezervë”.
“Në raport me Kosovën kjo qasja e sotshme është më e shëndetshme.
Ka pasë kohë kur Rama është perceptuar nga jashtë që po flet në emër të Kosovës dhe jo në mbështetje të Kurtit”.
Velija po ashtu ka thënë se takimi i sotëm i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka konfirmuar se do të ndodh koalicioni mes dy partive.
“Pajtim në parim ka në mes të dy partive për të udhëhequr vendim ka pasë edhe para zgjedhjeve, takimi i sotshëm ka qenë vetëm një konfirmim se do të ndodh koalicioni LDK- VV”.
“Buxheti i vitit të ardhshëm nuk është i miratuar dhe në qoftë se e miratojmë buxhetin e qeverisë Haradinaj, duhet të ndjekim prioritet e qeverisë që nuk është më.Prandaj duhet këto dy parti duhet të formojnë qeverinë dhe të formojnë buxhetin”
“Në anën tjetër pritet që qasja me dialogun të ndryshojnë, ato gabimet që kanë bërë nga qeveria e kaluar pikë së pari për mos harmonizim të brendshëm brenda koalicionit .Dhe së dyti duke mbajtur opozitën në terr rreth asaj se çka po ndodhte, kjo duhet të ndryshoj”.
“Dialogu është punë e qeverisë së jashtme dhe duhet të udhëhiqet nga qeveria. Këto dy parti duhet të kenë një qëndrim të përbashkët në raport me dialogun, nuk besoj që kemi lluksin të themi po jemi pjesë e qeverisë dhe të qeverisim me dy qëndrime”.
Velija ka theksuar që pret se Kurti dhe Thaçi do të kenë raporte të mira mes vete.
“Pres që Hashim Thaçi dhe Albin Kurti të kenë raporte korrekte, pasi dy institucionet si ai i kryeministrit dhe i presidentit duhet të kenë raporte korrekte”.
“Sidomos është e domosdoshme në këtë fazë të rëndësishme të vendit. Po ashtu ende nuk është qartësuar funksioni i presidentit në dialog, këtë duhet ta përcaktojnë partnerët e koalicionit në koordinim me presidentin”, ka thënë Velija.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...