Google ADS

Veliaj nderon Afrim Bunjakun: Përulemi me nderim para tij, dha jetën në krye të detyrës

12:02 | 25 Shtator 2023
K.B

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar policin Afrim Bunjaku që u vra të dielën në veri të Mitrovicës.

“Mirëmëngjesi me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndryshe, rreshteri Afrim Bunjaku ra heroikisht të dielën ne mëngjes gjatë një përballje me bandat kriminale serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, ndërsa kolegu i tij, polici Alban Rashiti u plagos dhe dy të tjerë morën lëndime trupore.

Gjatë ditës së diele Policia e Kosovës rrethoi bandën kriminale serbe, duke vrarë tre nga sulmuesit serbë, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme