Ish-shefi i Stafit të Presidentës, Blerim Vela ka shkruar për largimin e tij nga detyra e shefit të Stafit të Presidentes.
Me anë të një postimi në “X”, Vela tha u shpreh krenar me punën dhe përvojën në Presidencë, shkruan Arbresh.info.
“Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes. Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar.”, shkroi ai.
Tutje Vela bëri të ditur se po i kthehet angazhimit profesional dhe familjes.
Ndër të tjera, ai ka falënderuar kolegët në Presidencë, institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunimin./Arbresh.info/
Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes.
Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar.
Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes.
1/2 pic.twitter.com/PByFdd2Jz4
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 30, 2023
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit