Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur disa takime me zyrtarët më të lartë të NATO-s, duke filluar me sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg, pastaj me admiralin Rob Bauer, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, etj.
Lidhur me këto takime, shef i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, tha se në të gjitha këto takime kanë qenë prezentë bashkëpunëtorët ushtarakë dhe ata profesionalë të këtyre dy zyrtarëve të lartë të NATO-s, të cilët mbulojnë Kosovën, qoftë në aspektin e bashkëpunimit në kuadër të Zyrës për Ndërlidhje dhe Bashkëpunim të NATO-s, që ekziston në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe që i ndihmon ngritjes së kapaciteteve të kësaj ministrie dhe FSK-së.
Vela, lidhur me deklarimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me presidenten Osmani për zbarkimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri, sqaroi se në atë deklarim ai i referohet shkëmbimit të letrave të vitit 2013, i cili ka të bëjë me zbarkimin e FSK-së në veriun e Kosovës.
“Pra një marrëveshje që është arritur në atë kohë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi”, derisa shtoi se është pak cinike të dëgjojmë sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të asaj kohe që të luajnë rolin e kukuvajkës dhe të thonë se paskan zbuluar diçka të re që FSK-ja të kërkojë të ketë një miratim paraprak që të shkojë në veri.
“Ata kanë qenë aktorë të drejtpërdrejtë në arritjen e asaj dakortësie nga institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa sa i përket Policisë së Kosovës, presidentja e ka diskutuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe është qartësuar kjo situatë, që, në fakt, nuk kërkohet miratim paraprak i KFOR-it ose i NATO-s për zbarkim të Policisë në veri, por se është një kërkesë e KFOR-it për koordinim në kuadër të kompetencave që ka të bëjë me reaguesit e parë, të dytë dhe të tretë që parandalojnë ndonjë eskalim të situatës në veri”, ka deklaruar Vela./rtk
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...