Google ADS

Vela: Lista Serbe është në KQZ, zgjedhjet në veri po organizohen me dijeninë e tyre

18:06 | 18 Prill 2023
E.H

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Lista Serbe është e informuar me të gjitha zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e 23 prillit në pjesën veriore të Kosovës.

Ky reagim i Velës vjen pas deklarimeve të shtetit të Serbisë se Kosova po organizon zgjedhje jodemokratike.

“Lista Serbe përfaqësohet dhe merr pjesë në KQZ, ku po zhvillohen të gjitha përgatitjet zgjedhore për 23 Prill. Institucionet e Kosovës: Shtynë zgjedhjet nga 22 dhjetori në 23 prill; KQZ-ja zgjati afatin e regjistrimit të partive/kandidatëve nga data 18 mars në 22 mars; partitë dhe kandidatët serbë të Kosovës janë regjistruar për zgjedhjet e 23 prillit; Lista Serbe përfaqësohet dhe merr pjesë në KQZ, ku po zhvillohen të gjitha përgatitjet zgjedhore për 23 prill”, ka shkruar Vela në Twitter./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme