Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030.
Për këtë vendim ka reaguar Komiteti Olimpik i Serbisë ku ka thënë se ky vendim ishte skandaloz, teksa përmendën edhe praninë e kryeministrit Kurti kur është mbajtur votimi, përcjell Arbresh.info.
Madje në reagim të tyre thuhet se Komiteti Olimpik i Serbisë i dënon ashpër këtë lloj ndërhyrje të politikës në sport.
“Në Kuvendin e sotëm pa lajmërim paraprak për delegatët është paraqitur dhe ka folur Albin Kurti. Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar ashpër dhe insistoi që vendimi për pritjen e MI 2030 të merret pas Lojërave Olimpike të vitit 2024, gjë që është praktikë në këto raste. Kryesia e ICMI-së refuzoi ta votojë këtë propozim të Serbisë dhe kështu delegatët i vuri para një fakti të kryer. Pavarësisht se kandidatët e tjerë u tërhoqën dhe përkundër presionit të madh për të marrë vendimin unanimisht, organizimi i Lojërave Mesdhetare u dha, por me kundërshtim të fortë nga përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Serbisë, me 8 vota kundër. Komiteti Olimpik i Serbisë dënon ashpër këtë lloj ndërhyrje të politikës në sport”, thuhet në reagimin e Komitetit Olimpik të Serbisë.
E ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka rikujtuar tekstin e një slogani nacionalist që ishte shfaqur së fundi në Serbi ku thuhej: “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”.
“Mendoj se ka më shumë kuptim të thuhet: “Kur sportistët serbë garojnë në Lojërat Mesdhetare në Kosovë”, në vend të thirrjes shoviniste për luftë të lyer me sprej nëpër Serbi!”, ka shkruar Vela në Twitter ndryshe ‘X’, duke shpërndarë reagimin e Komitetit serb./Arbresh.info/
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...