Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela nëpërmjet një postimi në Twitter ka denoncuar lajmin e rremë të shpërndarë nga mediet serbe se disa shtetas çeçenë dhe çerkezë kanë qëndruar në Kosovë.
Në reagimin e tij, Vela thotë se lajmi është shpërndarë nga mediat serbe pro-regjimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq – e që ky lajm është iniciuar nga vet Vuçiq në konferencë për media.
“Mediat serbe pro-pushtetit kanë amplifikuar dezinformimin e promovuar nga Vuçiq gjatë konferencës së djeshme”, ka shkruar Vela.
Ai gjithashtu ka thënë se asnjë shqiptar i Kosovës nuk iu është bashkuar luftës në Ukrainë dhe se në Kosovë nuk ka pasur as shtetas çeçenë e as çerkezë që kanë tentuar të vrasin serbë të Kosovës.
Në fund, Vela ka thënë se “kjo dezinformatë i shërben narracionit të Rusisë”.
🚨#Serbia’s pro-regime media are amplifying disinformation promoted by #Vučić during yesterday’s press conference:
‼️ No Albanians from Kosovo joined the war in Ukraine
‼️ No Chechens or Cherkess have plotted to assassinate #Kosovo Serbs
This disinfo serves #Russia’s narrative pic.twitter.com/R0vmsN0Crp
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 22, 2022
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...