Google ADS

Vela: Daçiq dëshmoi se Serbia dhe Rusia janë një

12:28 | 2 Mars 2022
V. S.

Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes së Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në twitter, Vela ka thënë se Daçiq me këtë deklaratë ka dëshmuar se Rusia dhe Serbia janë një.

“Kryeparlamentari i Serbisë Daçiq e ka thënë të vërtetën e hidhur se Serbia dhe Rusia janë një.Një deklaratë e tillë duhet të mjaftojë që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të rishqyrtojnë pranimin e Serbisë në BE.Një ‘kalë i Trojës’ rus nuk mund të pranohet në BE”, ka shkruar Vela.

Daçiq, ka thënë se ata që i kërkojnë Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme