Blerim Vela, shef i stafit të kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Beogradi po shndërrohet një kryeqytet të ideologjive politike ekstreme.
Me anë të një postimi në Twitter, Vela ka thënë se kryeqyteti i Serbisë, në muajin korrik ishte mikpritës i lëvizjeve rinore të majta ekstreme (komuniste).
“Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta. Në korrik 2023, Beogradi ishte mikpritës i një mbledhjeje të lëvizjeve rinore të majta ekstreme/komuniste ËFDY”, tha Vela.
Ai theksoi se në Beograd ka edhe frymë të theksuar të së djathtës ekstreme, edhe ajo si dhe e majta ekstreme përfaqësojnë qëndrimin kundër Kosovës, duke kundërshtuar kështu NATO-n për ndërhyrjen në vitin 1999.
“Natyrisht, obsesioni i tyre është promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës”, tha Vela./Arbresh.info
Belgrade is turning into capital of extreme political ideologies, both from the right & the left.
In July 2023, Belgrade was the host of a gathering of the far left/communist youth movements WFDY.
Obviously, their obsession is promoting Russian propaganda against NATO & Kosovo. pic.twitter.com/dESuHOLFyx
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 14, 2023
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...