Vela: 10 ditë nga rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte

14:45 | 24 Qershor 2023
K.B

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela rikujtoi se kanë kaluar 10 ditë që kur tre policët e Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit nga regjimi i Serbisë, gjersa kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

Vela tha se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.

“Kanë kaluar 10 ditë që kur 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga regjimi i Serbisë. Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte”, ka thënë Vela.

Po ashtu, Vela u shpreh se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.

“Megjithatë, ai nuk do ta arrijë këtë”, shkroi Vela në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm