Ivan Vejvoda, pjesë e Institutit të Vjenës për Shkenc Sociale në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimin e Washingtonit dhe Brukselit.
Vjevoda thotë se puna e emisarit të Trump, Richard Grenell, në raport me dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë që të zgjohet nga gjumi dhe të aktivizohet Bashkimi Evropian.
“Ajo që bëri ambasadori Richard Grenell dhe ajo që po ndodh, në të vërtetë ka bërë që Evropa të zgjohet dhe papritur të bëhet shumë aktive, marrë parasysh që organizuan një takim në Bruksel, dhe tash thonë se së shpejti do të ketë një takim në Paris”, ka thënë Vejvoda.
Ai tutje ka thënë se për të gjetur një zgjidhje finale për Kosovën dhe Serbinë duhet një bashkëpunim në mes të Brukselit dhe Washingtonit.
Vejvoda thotë se Evropa ka rol kyç por që nuk mund të gjendet një zgjidhje pa përfshirjen e Amerikës, marrë parasysh rolin amerikan në rajon përgjatë 30 vjetëve të fundit.
“Sigurisht, Amerika, ka ndikimin e vet me institucionet financiare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar”, ka thënë ai, duke shtuar se me këto institucione mund të ndihmojë dy shtetet drejt zhvillimit në rast se arrihet marrëveshja.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...