Vehapi nderon dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi

18:25 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Në 18-vjetorin e rënies së dëshmorëve Visar Hoti dhe Safet Latifi nga fshati Ratkoc i Komunës së Rahovecit, në shenjë nderimi të jetës dhe veprës së dëshmorëve, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i shoqëruar nga stafi i tij, gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqetë lulesh tek pllaka përkujtimore në vendin e rënies në bjeshkët e fshatit Zatriq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme