Komuna e Rahovecit sot ka shënuar sot 18 vjetorin e çlirimit.
Kryetari i komunës, Idri Vehapi ka thënë në fjalimin e tij në një Akademi Solemne për nder të kësaj dite se 18 vjet më parë në këtë tokë janë mbledhur lule në tokën e përgjakur për të pritur ushtarët e Aleancës Veriatlantike.
Duke përmendur të rënët për liri, Vehapi tha se përkulje meritojnë nënat e kësaj ane të cilat mbetën për t’i rritur fëmijët të vetme, shkruan arbresh.info.
“Patjetër që do të përkulemi gjithmonë edhe para atyre nënave që mbetën të vetme t’i rrisin fëmijët. Janë nënat e Krushës që botës ia dhanë një mesazh të fuqishëm, ato treguan se mund t’ia dalin edhe vetë për hatër të burrave që iu dorëzuan lirisë dhe për hatër të tërë Kosovës”, tha Vehapi.
Ai nuk la pa përmendur edhe veprimtarin e madh Ukshin Hoti për fatin e të cilit nuk dihet tash e 18 vjet.
“Duke punuar nderojmë të rëndët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë që nuk na lanë vetëm në kohë lufte dhe as sot në kohë të ndërtimit të shtetit”, përfundoi Vehapi./Arbresh.info.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi