Vedat Gashi nga Kosova është duke garuar për zgjedhjet nacionale në Amerikë.
Vedat Gashi ka qenë i angazhuar në Qeverinë e Kosovës gjatë vitit 2004-2007 si këshilltar duke qenë pjesë e parapërgatitjeve për procesin e negociatave të Vjenës, që si rezultat sollën Pavarësinë e Kosovës, me Planin e Marti Ahtisaarit.
Për një kohë Gashi ka vepruar si këshilltar i Lutfi Hazirit atëherë zëvendës kryeministër i Kosovës, në Qeverinë Haradinaj, Kosumi dhe Çeku.
Gashi është një avokat nga Kosova me banim në në Yorktown të New Yorkut. Ai prej vitesh jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njihet si kontribues dhe lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë.
Në një video spot elektoral që ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, Vedat Gashi ka prezantuar planin e tij për qytetarët, i cili ka kërkuar nga ta që ta votojnë atë, shkruan gazetametro. Gashi i ka premtuar qytetarëve se ai do të zgjohet që të rregullojë jetesën e familjeve që jetojnë në Yorktown.
Ai ka thënë se do të investojë në infrastrukturë dhe do të mbrojë mjedisin ku ata jetojnë.
Tutje ai ka thënë se vendi ku jeton ai meriton më shumë dhe kështu ka kërkuar votën e qytetarëve me datë 5 nëntor.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...