Mediumi serb Vecernje Novosti ka shkruar se në përputhje me Ligjin për Memorialë të Luftës, “të gjitha monumentet e pushtuesve, kriminelëve të luftës dhe terroristëve” do të hiqen më së largu këtë vjeshtë, dhe se prej tash e tutje, shteti dhe jo individët do të vendosin se kë ta nderojnë me monumente.
Mes memorialëve që do të largohen janë një pllakë përkujtimore në Novi Pazar dedikuar Aqif Efendisë, dhe një memorial i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i vendosur në qytetin e Preshevës.
Sipas tyre, iniciativat për të ngritur “memorialë që fyejnë ndjenjat fetare dhe kombëtare, arritjet historike dhe glorifikojnë idetë fashiste dhe separatiste nuk do të pranohen më”.
Gazeta ka thënë se lista e memorialëve të papërshtatshëm në Serbi është e gjatë, dhe se shumica gjenden në jug, dhe në provincën e Vojvodinës.
“Këshilli për Kultivim të Traditës së Luftërave Çlirimtare] do të vendosë kushtet e ngritjes së memorialëve të rinj dhe largimit të memorialëve të vjetër ushtarakë”, ka thënë Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punës, Veteranëve dhe Punëve Sociale, Negovan Stankoviq për këtë gazetë.
Vecernje Novosti shkruan më tej se një numër i madh i memorialëve janë ngritur me bekimin e liderëve lokalë, të cilët janë “korruptuar” me donacione të huaja në vlerë prej mijëra eurosh, kanë plotësuar dëshirat e ambasadorëve dhe kanë nderuar pushtues dhe kriminelë të ndryshëm.
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...