Burimi i ujit me veti shëruese i njohur si “Kroi i Hasimit” ndodhet në fshatin Kraishtë.
Ky burim është i njohur jo veç në tërë Kosovën, por edhe më gjerë, shkruan arbresh.info. Historia e zbulimit të këtij kroi daton me dekada dhe ende përcillet dhe ruhet edhe sot.
Rrjedha e ujit gjendet rrëzë mrizeve të fshatit të cilat janë pronë publike. Ka një shekull që për ruajtjen dhe mirëmbajtën e këtij kroi që buron ujë shërues përkujdeset familja e Hasim Adem Beqë Lumes, e po ashtu edhe fshatarë të tjerë.
Për arbresh.info, profesori i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe (banor i fshatit ), Hasan Luma, me nostalgji tregon zbulimin e “Kroit të Hasimit’.
‘Në këtë vend ku jemi këtu më herët e kemi quajt mrizet e fshatit, që kanë në përbejnë e saj 98 lisa, me një perimetër bukur të gjerë, ku çdo familje po thuajse ka pas bagëti dhe i kanë mrezu bagëtit e veta. Më pas kur është zbulu ky kroi i fshatit këtu që tash identifikohet edhe vetë Kraisht si monument i kulturës së ujërave e ka amrr emrin “Kroi i Hasimit”, tha Luma.
Me përfundimin e luftës së fundit në Kosovë, banorët kanë kuptuar se uji i këtij kroi është shëruese. Për të marrë ujë nga ky krua vijnë shumë njerëz nga të gjitha trojet shqiptare.
“Është e vërtet, pas luftës, 1998-99, uji ka ndryshua në përmbajtjeje, shumë interesant është një fenomen i rrallë natyror me që tash ka një trajtim pak më të mirë, d.m.th shëron është i lehtë për pirje është i leht për trajtimin e ushqimit, për shërimin e veshkave, këto janë disa veti karakteristike të tij”, shpjegoi Luma.
Karakteristikë tjetër e këtij uji, sipas profesor Lumës është se ky ujë nuk krijon gëlqere.
“P.sh. kur te përvëlojmë çajin nuk krijon gëlqere, i mirëmban enët d.m.th. edhe çka do që përdorë i mban të pastra, gëlqere nuk krijon fare dhe përkëtë arsye po pëlqehet nga qytetarët”, tha Luma.
Pa dyshim që edhe ky krua nuk i ka shpëtuar restaurimeve. Luma thotë se familja e tij katër herë ka investuar në restaurimin e këtij kroi.
“Është restaurua të paktën katër herë nga familja jonë e po ashtu edhe nga fshatar të tjerë dhe realisht jemi përkujdes edhe për këta drunjtë për tu rritur dhe janë dëmtuar herë pas here nga pakujdesia”, theksoi profesori.
Në afërsi të këtij kroit janë edhe 98 listat qindra vjeçar me një perimetër të gjerë, e me një bukuri mahnitëse.
Tanimë banorët e fshatit Kraisht janë duke kërkuar që këtë vend ta kthejnë në një park që do të tërhiqte shumë vizitor.
“Jemi në negociata me drejtoriatin e shërbimeve publike dhe me Ministrinë e ambientit që me gjet mundësin që na me ba një kërkesë që kjo të futet në monumentet e kulturës
Për të parë këtë vend piktoresk e rekreativ, me një ambient të shëndetshëm, Hasan Luma thotë se ka shumë arsye që pse duhet vizitohet, madje si mikpritës që janë, ai thotë se vizitorëve do tu ofrohen edhe kafe.
Ndryshe, fshati Kraishtë është vendbanim që gjendet 7 km në jugperëndim të qytetit të Lipjanit./S.D/arbesh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...