Brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar vetëm 43 raste reja me COVID19.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj ka thënë se ky numër dëshom angazhimin e MSH-së që virusi të menaxhohet e të mos përhapet më shumë.
Po ashtu, Zemaj bëri të ditur se tanimë Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK.
Postimi:
Nga 664 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, raste pozitive janë 43 .
Kjo dëshmon më së miri se me angazhimin e të gjithëve në përgjithësi por të Ministrisë së Shëndetësisë në veçanti është duke u bërë e pamundura që virusi të menaxhohet dhe asesi të mer këmbë.
Ndërsa komiteti tashmë pas vlersimeve të veta profesionale konstaton se bazuar në situatën aktuale, Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK.
Transporti i pacientëve nga Spirali i Vushtrrisë fillon nga dita e stome.
Po ashtu janë bërë edhe përgatitjet e nevojshme për rifillim të punës në ambulancat specialistike në ShSKUK.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...