Vdiq në vendin e punës nënoficeri i FSK-së, Muhamet Beqiri

19:56 | 13 Qershor 2024
E.H

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në vendin e punës nënoficeri i FSK-së, Muhamet Beqiri.

FSK bënë të ditur se Beqiri ndërroi jetë si pasojë e një sulmi kardiak, përcjell Arbresh.info.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri”, thuhet në njoftim.

“Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së”, njofton FSK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme