Dy person kanë ndërruar jetë pasi dyshohet se janë vet-aksidentuar derisa ishin duke punuar me traktor në Novobërdë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, njëri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër ka vdekur pasi është dërguar në emergjencën e Gjilanit, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.
“Novo Bërdë /15.10.2023-18:00. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?