Dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeçare kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj bëri të ditur se viktimat janë familjarë mes vete.
Ne vendngjarje kanë dalur të gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori i Shtetit.
Njoftimi i plotë:
Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 Policia Rajonale në Gjakovë ka pranuar njoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri.
Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kanë arritur ne vendngjarje. Dyshohet që brenda objektit që ishte i përfshirë nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve janë duke bërë përpjekje ta lokalizojne zjarrin dhe sipas zjarrefikesave dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur) .
Në vendngjarje janë dalur të gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit. /arbresh.info/
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...