Google ADS

Vdesin brenda natës vëllai dhe nëna e dëshmorit, familjarët tregojnë rastin

22:33 | 2 Janar 2020
Arbresh.info

Miradie e Luan Alushani janë nëna e vëllau i dëshmorit Imer Alushanit, i cili vdiq në luftë.

Fotografitë ua kanë vendosur karshi njëra-tjetrës.

Pranë e pranë edhe do të varrosen Miradie e Luan Alushani nga Komorani i Drenasit.

Shumë të afërm erdhën për ngushëllime në familjen Alushani, ku nëna me djalë, vdiqën në po të njëjtën ditë.

Gjithë ngjarja filloi kur Luan Alushani pas mesnatës pati probleme shëndetësore.

Enver Alushani, familjar i tij tregon që Luani kishte dhimbje në gjoks, prandaj atë e nisën menjëherë drejt Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran.

Meqë as aty s’patën mundësi t’i ofronin ndihmë, atë e dërguan në QKUK, por edhe aty pa ndonjë rezultat, raporton t7.

Sipas djalit të axhës, ndërkohë që stafi mjekësor po tentonte ta kthente në jetë Luanin, ata morën një lajm tjetër.

Miradie Alushani nuk mundi t’i përballojë lajmit se i biri ishte në gjendje të rëndë.

Jeta e saj nuk kishte qenë e lehtë. Miradies i kishte vdekur burri dhe dy djem të tjerë.

Nënë e djalë u varrosën këtë të enjte në orën 15:00, ndërkohë që Luani ka lënë pas 4 fëmijë dhe një motër.

Ai ishte vëllau i dëshmorit Imer Alushanit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen për këtë ngjarje tragjike.

Edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli shprehu ngushëllime për familjen. Ai përmes një statusi në Facebook tha se është i tronditur me humbjen e madhe në familjen Alushani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme