Google ADS

Vdesë 20 vjeçarja, u lëndua rëndë më 17 maj në një aksident

11:31 | 26 Maj 2022
arbresh.info

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka ndërruar jetë 20 vjeçarja që u aksidentua rëndë para disa ditëve.

“S’ka vdekje të lehtë, mirëpo kur në botën tjetër ikin të rinj e të reja si 20 vjeçarja Edona Avdullahu nga Krusha e Madhe, e cila më 17 maj pësoi një aksident komunikacioni, pikëllimi dhe dhimbja janë të thella”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Ai ka ngushlluar familjen Avdullahu.

“Më pikëlloi pa masë lajmi i djeshëm për shuarjen nga jeta të Edonës. Ngushëlloj përzemërsisht familjen Avdullahu dhe miqtë e saj!”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme