Vdes xhaxhai i ish-presidentes Jahjaga: Ishe babë i dytë për mua

18:46 | 2 Tetor 2024
E.H

Ka ndërruar jetë Ymer Jahjaga, xhaxhai i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ish-presidentja me anë të një postimi në Facebook teksa u shpreh se sot e la një figurë e dytë e babait, përcjell Arbresh.info.

“Një figurë e dytë e babait më la sot, në mesin e më të dashurve të tij ndërroi jetë axha im, Ymer Jahjaga. Ashtu siç më ke thënë përherë: “ Ti je gjysma e babit tënd dhe gjysma e imja”, dhe ashtu ka qenë gjithmonë”, ka shkruar Jahjaga.

“Boshllëkun që le ti, nuk mund ta plotësoj askush, pasi ti nuk ke qenë vetëm axhë por edhe babë i dytë për mua. Me mall, përherë çika jote”, ka shkruar tutje Jahjaga./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme