Ka ndërruar jetë vajza e vogël nga Podujeva, Lorela Durmishi. Lajmi u bë e ditur nga familjarë të Lorelës, e cila ditë më parë u dërgua për shërim në Turqi.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ndan dhimbjen e familjen Durmishi derisa falënderon secilin për ndihmën e dhënë, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të madh, pranova lajmin për ndarjen nga jeta të vogëlushes Lorela Durmishi nga fshati Shajkoc.
Edhe në këto momente të dhimbjes së madhe, jemi me prindërit e Lorelës dhe familjen Durmishi për ta ndarë dhimbjen me ta.
Ky rast na bashkoi të gjithëve, ndaj dua ta falënderoj secilin prej jush që kontribuat dhe mundësuat që ajo ta vazhdojë tretmanin në Turqi, falënderoj në mënyrë të veçantë hoxhën Elvis Naçi dhe fondacionin e tij, i cili mori përsipër transportimin dhe shpenzimet e saj në Turqi.
Fatkeqësisht, të gjitha këto nuk mjaftuan, sepse Lorela na la sot. Mirëpo, zotohemi se ashtu siç ishim të bashkuar në këtë aksion, kështu do t’i qëndrojmë afër familjes së saj për ta ndarë dhimbjen e për ta përballuar sa më lehtë humbjen e saj!
Ngushëllime të gjithëve! /arbresh.info/
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës