Ka ndërruar jetë veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nezir Gashi, i cili ishte kryetar nderi i LDK-së në Pejë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili e ka vlerësuar si një njeri të urtë e punëtor që tërë jetën ia kushtoi kauzës tonë për liri dhe pavarësi.
“Sot, në 31 vjetorin e themelimit të LDK-së, me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta bashkëpunëtorit tonë dhe veprimtarit të palodhshëm të LDK-së, Nezir Gashi”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.
“Veprimtarin Nezir Gashi do ta kujtojmë çdo herë si atdhetar, intelektual, njeri të urtë e punëtor që tërë jetën ia kushtoi kauzës tonë për liri dhe pavarësi. Vdekja e tij nuk është humbje vetëm për familjen por edhe për të gjithë miqtë, Komunën e Pejës dhe LDK-në”.
“Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Gashi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Pejës”, ka shkruar Mustafa.
Nezir Ibish Gashi i lindur më 21 prill 1934 në Mamurras të Shqipërisë, është veprimtar i kauzës së shenjtë kombëtare. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?