Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Në mënyrë tragjike, ka ndërruar jetë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili më 20 gusht të këtij viti ishte aksidentuar me traktor.
Bëhet fjalë për 51-vjeçarin me inicialet A. A.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se Arifi ka ndërruar jetë sot në ora 18:00 në QKUK.
“Me datën 20.08.2019 rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne fshatin Rimanishtë të Prishtinës. Në këtë aksident viktima mashkull A.A 51-vjec, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku sot rreth orës 18:00 jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka treguar Ahmeti, e cila ka shtuar se, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...