Vdes shtetasja e Shqipërisë në QKUK, Policia heton rastin

10:46 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Një shtetase e Shqipërisë raportohet se ka vdekur dje në QKUK rreth orës 09:20.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, derisa thotë se rasti është duke u hetuar.

Tutje Policia bën të ditur se viktima ishte e martuar në Gllogoc.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë. Sipas informatave viktima ishte e martuar në Gllogoc. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thotë PK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme