Ka vdekur profesori izraelit, Moshe Landsman, i cili ka qenë bashkëthemelues i degës së Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Vitin e kaluar ai ishte nderuar nga MASHT për kontributin në zhvillimin e psikologjisë në Kosovë, veçmas për shëndetin mendor dhe si burim jetik për shërbimet këshilluese dhe terapeutike.
Me rastin e vdekjes së tij, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës ka shkruar se Landsman ka kaluar rolin e profesorit, por është shndërruar në figurë emblematike.
“Ai po ikën duken lënë gjurmë të thella, jo vetëm në fushën e dijes dhe nxënies, por edhe në shtytjen dhe inkurajimin e talenteve të reja drejt sukseseve të dëshmuara profesionale, në nivel shoqëror dhe shtetëror për Kosovën”, ka shkruar QKRMT./rtk
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...