Google ADS

Vdes personi që u lëndua në aksident trafiku në Sibovc

15:53 | 29 Gusht 2017
Arbresh.info

Ka ndërruar sot jetë personi S.P mashkull, 30 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin e kujdesit intensiv në QKUK pas një aksidenti.

Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 22 gusht 2017, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Sibovc të Podujevës.

Nga ky aksident kishte mbetur i vdekur në vend edhe i riu nga Podujeva, Arzen Salihu.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit.

Bazuar në të dhënat që Njësiti i trafikut rrugor posedon , numri i viktimave që pësuan në aksidente trafiku që nga 1 janari deri sot në rajonin e Prishtinës, arrin në 22 persona.

Andaj duke i parë si shqetësuese këto shifra, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme