Google ADS

Vdes person i pestë nga Covid-19 në Kosovë

23:56 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Në Kosovë është shënuar viktima e pestë e Covid-19.

Viktima kishte edhe probleme të tjera shëndetësore përcjellëse, shkruan portali arbresh.info.

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme