Google ADS

Vdes papritmas zyrtari korrektues

09:30 | 24 Janar 2023
A. B.

Zyrtari korrektues, Ivan Milicevic ka ndërruar mbrëmë jetë papritmas. Milicevic shërbente në burgun e Smrekonicës, ndërsa ishte nga fshati Bukosh i Vushtrrisë.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Ivan Milicevic.

Z. Milicevic dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.

Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Milicevic të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në ngushëllimin e SHKK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme