Ka vdekur sot oficeri i FSK-së, Major Agron Spahiu.
Lajmin e ka bërë të ditur FSK përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se i ndjeri vuante nga sëmundje e rëndë.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një sëmundje të rendë ka ndërruar jetë oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Major Agron Spahiu
Homazhe do të mbahen nga ora 16 00 në Runikë.
Cermonia e varrimit do të mbahet , sot datë 05.09.2021 nga ora 1700 në Fshatin Runikë, Komuna e Skenderajt , sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.
Agron Rexhep Spahiu ka lindur më fshatin Kostërc . Ka qenë pjesëtar i UÇK-së Brigada 111 ,,Adem Jashari “ Zona Operative e Drenicës, pas transformimit ka shërbyer në Trupat e Mbrojtëse të Kosovës në Gardën e Kosovës , dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta udhëheqëse në Njësi të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Agroni pas vetës la bashkëshorten dhe dy fëmijë një vajza dhe një djal.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...