Vdes nxënësi i shkollës “Ismail Qemali”, Lushaku-Sadriu: Kryeqyteti nesër do të jetë në zi

22:31 | 24 Tetor 2024
E.G

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se nesër (e enjte) kryeqyteti do të jetë në zi pas vdekjes së nxënësit të shkollës “Ismail Qemali”, Mal Çavdarbasha, nxënës i shkollës “Ismail Qemali”

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se mbledhjen Komemorative do t’a mbajmë në shkollë nga ora 10.30, shkruan Arbresh.info.

“Me dhimbje të thellë e keqardhje morrëm lajmin e largimit nga kjo jetë e nxënësit të shkëlqyer e me sjellje shembullore, Mal Çavdarbasha. Ndajmë dhimbjen me familjen, me shokët e shoqet e shkollës së Malit, ‘Ismail Qemali’; e veçanërisht nënën e Malit, arsimtaren Arjeta Cavdarbasha.”, ka shkruar ajo.

“Kryeqyteti nesër do të jetë në zi, derisa Mbledhjen Komemorative do t’a mbajmë në shkollë nga ora 10.30 e bashkë do të përcjellim Malin për në shtëpinë e përhershme në Arbëri- Prishtinë, në ora 15.30.”, ka shtuar ajo.

“Të qoftë i lehtë dheu, Mal!”, përfundoi Lushaku-Sadriu./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vdes një nxënës i shkollës “Ismail Qemali”, Rama: Jam i tronditur nga lajmi

 

Të ngjashme