Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zyrtari korrektues në burgun e Dubravës, Brahim Mehaj.
SHKK-ja e ka shpërndarë telegramin e ngushëllimit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, drejtuar familjes Mehaj.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, z. Brahim Mehaj. Z. Mehaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në. Përkushtimi në punë, në secilën detyrë që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që z. Mehaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegram. /arbresh.info/
Protestë studentore në Beograd kundër shkeljeve kushtetuese
“Biden dhe Netanyahu pritet të flasin së shpejti”, Sullivan:...
Haxhiu: Opozita po i frikësohet konfiskimit të pasurisë së p...
Veriu i Shqipërisë përfshihet nga temperaturat e ulëta dhe r...
Limaj: Kosova fituese është zgjedhja e qytetarëve
Bayindir hero, Man United me 10 lojtarë arrin të kalojë Arse...