Një i moshuar nga Kosova ka gjetur vdekjen sot në plazhin e Velipojës. I moshuari është parë në vështirësi nga pushuesit, teksa lahej në det.
Ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën ndërsa kanë tentuar ta nxjerrin nga uji. Të moshuarit, 76-vjeçarit me inicialet B.A i është dhënë ndihma e parë mjekësore në qendrën Shëndetësore të Velipojës, por ai ka ndërruar jetë në orën 12:05.
I moshuari me banim në Prishtinë të Kosovës pushonte me familjarët në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Policia thotë se “po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...